Aktualitet

U infektua me Covid-19 por nuk shkoi në spital, flet Neritan Ceka: Jam mirë, po mjekohem në shtëpi. Edhe bashkëshortja…

Politikani dhe arkeologu i njohur Neritan Ceka u shpreh se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe është drejt shërimit.
Featured image of article: U infektua me Covid-19 por nuk shkoi në spital, flet Neritan Ceka: Jam mirë, po mjekohem në shtëpi. Edhe bashkëshortja… Neritan Ceka

TIRANË– Politikani dhe arkeologu i njohur Neritan Ceka ka folur për gjendjen e tij shëndetësore, një ditë pas publikimit të lajmit se ai dhe bashkëshortja e tij janë infektuar nga pandemia e koronavirusit. 

Në një prononcim për “OraNews”, Ceka u shpreh se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe është drejt shërimit. Ceka shtoi se prej 13 ditësh ai dhe bashkëshortja e tij po merrnin mjekim në shtëpi pasi nuk kishin pranuar që të shkonin në spital. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej, ai falenderon të gjithë miqtë dhe kolegët për mesazhet dhe mbështetjen, si dhe apelon për respektimin e masave dhe kujdesin për veten.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment