Aktualitet

U infektua me Covid-19 dhe ndërroi jetë/ Miqtë shkruajnë dedikime të ndjera për Fatmir Xhelili: Yjet nuk vdesin kurrë

  • Shuhet nga Covid-19 aktori i humorit Fatmir Xhelili,
  • reagimi të shumta kanë ardhur për ndarjen nga jeta e aktorit, ku miqtë, kolegë, ata që e kanë njohur nga afër, si edhe dashamirës që e ndiqnin nga skena, kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit.
    Featured image of article: U infektua me Covid-19 dhe ndërroi jetë/ Miqtë shkruajnë dedikime të ndjera për Fatmir Xhelili: Yjet nuk vdesin kurrë Fatmir Xhelili

    TIRANË-Aktori i humorit Fatmir Xhelili është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infektimit me Covid-19.

    Ndërkohë, reagimi të shumta kanë ardhur për ndarjen nga jeta e aktorit, ku miqtë, kolegë, ata që e kanë njohur nga afër, si edhe dashamirës që e ndiqnin nga skena, kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit.

    Shumë nga kolegët e kanë krahasuar aktorin si një bashkëpuntor shumë të mirë. Sakaq një nga nxënëset e tij ka shkruar dhimbjen që ndjen për ndarja nga jeta të tij.

    “Sot humbëm një njëri me vlera! Unë humba mësuesin tim të teatrit, Ju aktorin tuaj të dashur. Si mund të them Lamtumirë?! Të qoftë dheu i lehtë miku jonë”, shkruan Matilda Haska në rrjetin social “Facebook”.

    Matilda Haska

    Ndërkohë, një tjetër Muaharrem Shala, ka shkruar se aktori është një person që nuk do harrohet kurrë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Lamtumirë legjendë ti sot ndrrove jet por sdo vdesësh kurrë, yjet nuk vdesin ti do shndërrit nga qielli. Lamtumir Artist,”-ka shkruar ai.

    Muharrem ShalaAktori i humorit Fatmir Xhelili ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Mësohet se Xhelili po trajtohej në spitalin e Infektivit, ku dhe ka ndërruar jetë. Ai kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në zemër pak ditë para se të infektohej dhe kishte dalë nga spitali. Por pa e marrë ende mirë veten, Xhelili rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe u shtrua në Infektiv. Xhelili ishte aktor në teatrin “Bylis” në Fier ku ka interpretuar për vite me radhë përkrah emrave të njohur të artit dhe kinematografisë.

    (k.a/dosja.al)

    Shto Koment