
TIRANË– Akademiku i njohur Artan Fuga, ka lajmëruar se pas 17 javësh në izolim për shkak të infektimit me Covid-19, tashmë është shëruar. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se do të kthehet sërish jetës normale me shpresë se nuk do t’i rikthehet më në izolim. Gjithashtu ai ka falenderuar doktorin Arian Harxhi që e ka trajtuar dhe të gjithë miqtë që i kanë ndenjur afër gjatë kohës që ka qenë i infektuar me Covid-19.
”Pas 17 ditësh kur ka qenë e pamundur të komunikoj për shkaqe të kuptueshmë në ditët tona, ! Falenderoj pa masë dr. Arian Harxhi, prof., si edhe të gjithë miqtë që nuk m’u ndanë asnjë cast, kolegë, mjekë, të afërm, të njohur e të panjohur, që na ndihmuan me gjithçka mundën dhe kishin. Përulem!,”– ka shkruar Artan Fuga

(k.a;f.g/dosja.al)