
TURQI- Një 23-vjeçare në Turqi ka humbur jetën si pasojë e Covid, menjëherë pasi solli në jetë vajzën e saj të parë. Bëhet fjalë për Nagihan Kadı, e cila sipas mediave të huaja rezultoi pozitive me Covid 3 ditë para se të lindte vajzën.
Mediat e huaja, bëjnë më dije se pasi shkoi në spital shëndeti i gruas u përkeqësua dhe se virusi i kishte prekur edhe mushkëritë.
Por megjithë përpjekjet e mjekëve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë e reja nuk ka mundur që të mbijetojë, edhe pse u kërkua që trajtimi i saj të bëhej përmes plazmës së personave që e kanë kaluar më herët koronavirusin.
Humbja e dhimbshme e e nënës së re, e cila humbi jetën para se të merrte vajzën e saj të vogël Nehir në krahët e saj, shkaktoi një dhimbje të madhe te e gjitha familja e saj dhe te të afërmit, të cilët kanë postuar mesazhe prekëse në rrjetet sociale.
(A.k.dosja.al)