Atentat në Memaliaj/ Qëllohet me breshëri plumbash avokati për çështje pronash, arrestohet autori (EMRAT)
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
TIRANË– Një ditë më parë u inagurua shkolla 9-vjeçare “Servete Maçi në prezencën e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Por përtej inagurimit dhe faktit që Tirana tashmë ka fituar një shkollë me kushte optimale vëmendjen e ka marrë një tjetër gjë.
Bëhet fjalë për mënyrën se si është shkruar emri i kësaj shkolle, me shkronja të mëdha në murin ballor të godinës.
Në një status në rrjetet sociale, faqja “Vërejtje dhe rregulla drejtshkrimore”, u ka tërhequr vëmendjen se në merin e shkollës “Servete Maçi” janë bërë dy gabime drejtshkrimore.
Bazuar në rregullat drejtshkrimore, fjala ‘9 vjeçare’, duhet të ishte me vizë në mes, domethënë ‘9-vjeçare’.
Kurse emri i shkollës duhet futur në thonjëza.
“Emërtimi i gabuar i një shkolle …
Ja edhe një shkollë e re 9-vjeçare, përurimi i së cilës u bë sot, më 16 shtator 2019, ditën e parë të vitit shkollor, me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj etj. Shkollë me të vërtetë e bukur, një investim me të vërtetë cilësor. Dhe kjo shkollë e re është shkolla 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë.
Ajo që na shqetëson këtu është emërtimi me gabime i shkollës, gjë që shihet edhe në foton që kemi postuar. Në të ka dy gabime: viza lidhëse (-) dhe thonjëzat (“ ”).
Ka një rregull në “Drejtshkrimin e gjuhës shqipe”, Tiranë 1973, që thotë: Shkruhen me vizë lidhëse në mes emërtimet e përvjetorëve dhe formimet e ngjashme me to, kur numërori shënohet me shifër: 100-vjetori i Pavarësisë; shkolla 9-vjeçare; 15-ditëshi i parë i shtatorit etj.
Po kështu, në “Rregullat e pikësimit të gjuhës shqipe”, Tiranë 2002, në paragrafin 152, thuhet: Në thonjëza vihen edhe emrat e përveçëm a togfjalëshat që emërtojnë rrugë, bulevarde, sheshe, stadiume, lagje, hotele, kinema, teatro, hidrocentrale, shkolla, shoqata etj. Për shembull: shkolla 9-vjeçare “Liria”, shkolla 9-vjeçare “Vasil Shanto”, shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e lirisë”, gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, gjimnazi “Qemal Stafa” etj.
Duke përfunduar, tërheqim vëmendjen se emërtimi i kësaj shkolle duhet të korrigjohet dhe të shkruhet kështu: SHKOLLA 9-VJEÇARE “SERVETE MAÇI”.
-Këshilluesi gjuhësor,”– shkruhet në status.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DIBËR– Një i ri ka gjetur vdekjen mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Sllatinë në Dibër. Ngjarja dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti të &cced...
Tiranë- Kryetari i KLP-së, Gent Ibrabimi ka pritur në një takim Christian Langen, Sekretarin e Shtetit Gjerman. I pranishëm në takim, ishte edhe ambasadori gjer...
Tiranë– Ish-punonjësi i një pike bastesh në Tiranë u la në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës në lidhje me dyshimet për bashkëpunim në vrasjen e Santiago Malkos...
DURRËS– Një 50-vjeçar është arrestuar në portin e Durrësit pasi ka tentuar që të kalojë 11 kilogramë heroinë.Dosja.al mëson se në pranga ka rënë një...
Tiranë– Briseda Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve, tashmë në një pozicion drejtues në “Ora News”, ka reaguar për punën e saj në administratën e qeverisë Rama....
TIRANË– Një alarm për shkëndijë elektrike në bodrumin e Presidencës është dhënë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së sotme.Mësohet se Garda e Republikë...
KORÇË- Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjem e sotme në në Korçë. Një kamion është përplasur me një mjet tip “Benz”, ndërsa mësohet se ...
TIRANË- Një aksident absurd ka ndodhur së fundi në kryeqytet. Një grua merr përpara me makinë një qytetar me motor, duke e dëmtuar atë. Si të mos mjaftonte...
LURË- Vatrat e zjarrit janë aktivizuar sërish në fshatin Vlashaj të Lurës, pas rënies së flakëve mbrëmjen e djeshme.Ushtria ka punuar për fikjen e zjarrit ...