Sport

U hodh nga kati i gjashtë i pallatit, portieri i Partizanit rikthehet në fushën e blertë, surpriza që u bëri shokëve

Pas shumë javëve mungesë në fushën e blertë, portieri Aldo Teqja është rikthyer për të ndjekur stërvitjen e shokëve të skuadrës.
Featured image of article: U hodh nga kati i gjashtë i pallatit, portieri i Partizanit rikthehet në fushën e blertë, surpriza që u bëri shokëve Pamje nga stërvitja

TIRANË– Skuadra e Partizanit ka pasur një vizitor shumë special gjatë stërvitjes së djeshme, për ndeshjen e radhës në kampionat, atë kundër Flamurtarit të vlefshme për javën e 12-të.

Pas shumë javëve mungesë në fushën e blertë, portieri Aldo Teqja është rikthyer për të ndjekur stërvitjen e shokëve të skuadrës.

Pamje nga stërvitja

24-vjeçari ndodhet jashtë fushës së blertë pasi po rikuperohet nga dëmtimet që pësoi kur u hodh nga ballkoni i katit të 6-të nga banesa e tij në Komunën e Parisit. 

Në një njoftim zyrtar pas ngjarjes Policia e Shtetit raportoi se Teqja është vetëhedhur nga ballkoni, gjë që është mohuar nga familjarë dhe vetë portjeri Teqja

(k.m/dosja.al)

Shto Koment