Sport

U hodh nga kati i 6-të, FSHF reagon për gardianin Teqja: Ne jemi pranë familjes. Forca Aldo!

FSHF-ja njoftoi se gjendja e portierit Aldo Teqja është jashtë rrezikut për jetën dhe se po monitoron me shumë kujdes situatën.
Featured image of article: U hodh nga kati i 6-të, FSHF reagon për gardianin Teqja: Ne jemi pranë familjes. Forca Aldo! Aldo Teqja

TIRANË– Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ku portieri i Partizanit Aldo Teqja u hodh nga kati i 6-të i banesës së tij.

Me anë të një reagimi zyrtar, FSHF-ja njoftoi se gjendja e portierit është jashtë rrezikut për jetën dhe se po monitoron me shumë kujdes situatën.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident. Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë si institucion për të ndihmuar rikuperimin e shpejtë të Aldos. Forca Aldo,”-shkruhet në reagimin zyrtar.

Reagimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident.

Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e Klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjëndja ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshdueshëm nga mjekët.

Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë si institucion për të ndihmuar rikuperimin e shpejtë të Aldos.

Forca Aldo

Ditën e djeshme në një njoftim zyrtar Policia e Shtetit raportoi se Teqja është vetëhedhur nga ballkoni i katit të gjashtë në kushte të rënduara psikologjike. Ende nuk dihet si qëndron ngjarja, pasi as futbollisti dhe as familjarët e tij nuk kanë dhënë një sqarim.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment