Aktualitet

U hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar policisë, arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një shqiptar është arrestuar nga polcia në Itali për grabitje. Ai u hodh nga ballkoni për t'i shpëtuar policisë, por përfundoi i lënduar. Karabinierët i vunë prangat menjëherë dhe nisën punën, për të identifikuar bashkëpunëtorin e tij.
Featured image of article: U hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar policisë, arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali, në kërkim bashkëpunëtori i tij Foto ilustruese

ITALI-Një shqiptar ka rënë në pranga për grabitje në Itali. Ai u arrestua në flagrancë, teksa ndodhej brenda një banese në Polla.

Së bashku me një person tjetër, shqiptari kishte hyrë në banesë për të vjedhur, ndërsa të zotët e shtëpisë nuk ndodheshin brenda. Këta të fundit, të cilët ndodheshin vetëm pak metra larg banesës kanë dëgjuar zhurmat dhe erdhën me vrap në banesë, duke i kapur hajdutët në flagrancë.

Njëri prej tyre mundi të arratisej, ndërsa tjetri filloi të lëshonte objkete në drejtim të pronarëve që ndodheshin poshtë shtëpisë. Duke parë se nuk kishte nga të shkonte, ai u hodh nga ballkoni, por mbeti i lënduar.

Më pas ai u tansportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku iu komunikua gjithashtu edhe masa e arrestit. Aktualisht ai ndodhet në komisariatin e policisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorin e tij, i cili mundi të arratisej.

Marrë nga Ondanws.it

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment