Bota

U helmua nga një substancë e hedhur brenda çajit, lideri i opozitës ruse Alexei Navalny del nga koma

Featured image of article: U helmua nga një substancë e hedhur brenda çajit, lideri i opozitës ruse Alexei Navalny del nga koma Alexei Navalny
Përditësuar:

RUSI– Lideri i opozitës rusë Alexei Navalny ka dalë nga koma.

Lajmi për përmirësimin e liderit e ka dhënë spitali i Berlinit duke u shprehur se ai tashmë është më mirë.

Kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny ra në gjendje kome pasi u shtrua me urgjencë në spital me 20 gusht.  Sipas zëdhënëses së tij Kira Yarmysh, u dyshua se ai është helmuar nga ndonjë substancë e hedhur brenda çajit pasi ishte e vetmja gjë që ai piu gjatë fluturimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prandaj për shkak të përkeqësimit të tij, avioni bëri një ulje urgjente në Omsk, ku mjekët thanë se ai ishte në gjendje kome dhe ata po përpiqen t’i shpëtojnë jetën.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment