Aktualitet

U godit me mjet mprehës nga i biri, përfundon në spital 63-vjeçarja

E plagosura është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që 29-vjeçari, i cili mendohet të jetë me probleme të shëndetit mendor, është shoqëruar në polici.
Featured image of article: U godit me mjet mprehës nga i biri, përfundon në spital 63-vjeçarja Foto Ilustruese

GJIROKASTËR- Një 63-vjeçare është goditur nga djali i saj me mjet mprehës në kokë mbrëmjen e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Këlçyrë, ku djali i 63-vjeçares, me iniciale F.L 29 vjeç ka goditur nënën e tij. E plagosura është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që 29-vjeçari, i cili mendohet të jetë me probleme të shëndetit mendor, është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këlcyrë/ Informacion paraprak. Rreth orës 21:10, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore shtetasia F. L. rreth 63 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi djali i saj shtetasi F. L. 29 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor) e ka dëmtuar në kokë me mjete mprehëse.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë shoqërimin e autorit për në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment