Showbiz

U gjobit me 1500 euro dhe u hoq nga puna për shkak të Rezarta Shkurtës, Jonida Shehu bëhet sërish bashkë me këngëtaren

Ka qenë Rezarta Shkurta, e cila është njëkohësisht edhe biznesëoman ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video ku shihet se është një nga të ftuarat e Shehut në emisionin “Soiree”.
Featured image of article: U gjobit me 1500 euro dhe u hoq nga puna për shkak të Rezarta Shkurtës, Jonida Shehu bëhet sërish bashkë me këngëtaren Rezarta Shkurta dhe Jonida Shehu

TIRANË– Moderatorja Jonida Shehu dhe këngëtarja Rezarta Shkurta janë bërë sërish bashkë që pas ngjarjes së viti 2017.

Ka qenë Rezarta Shkurta, e cila është njëkohësisht edhe bizneswoman ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video ku shihet se është një nga të ftuarat e Shehut në emisionin “Soiree”.

 “I nxorra te gjitha, për sekretet e kam fjalen. Një ëndërr e imja është bërë realitet, kush e gjen për çfarë e kam fjalën?”– shkruan Rezarta krahas videos.

Rezarta Shkurta dhe Jonida Shehu kanë patur një konflikt dy vite më parë teksa këngëtarja u bë shkak që moderatorja të largohej nga puna, në koëhn kur drejtonte emisionin “Pasdite” në Top Channel.

Shkak për largimin e Shehur nga puna u bë një kronikë që moderatorja e transmetoi në emision. Kronika kishte të bëntë me “Hera Company”, biznesi që drejton Shkurta.

Zyra e financës e ka konsideruar insertin një reklamë dhe se duhet të kishte bërë pagesë para se të dilte në transmetim. Për këtë moderatorja Jonida Shehu u gjobit me një shumë prej 1500 eurosh dhe më pas u largua nga puna.

Në atë kohë, Shehu u zëvendësua nga spikerja Juli Krisafi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment