Aktualitet

Nuk ndali dasmat pas dy gjobave dhe pezullimit të aktivitetit, arrestohet pronari i lokalit në Durrës për shkeljen e masave anti-covid

Gjatë kontrollit të policisë, edhe pse aktiviteti i tij ishte i pezulluar, ai është gjetur duke organizuar sërish ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Featured image of article: Nuk ndali dasmat pas dy gjobave dhe pezullimit të aktivitetit, arrestohet pronari i lokalit në Durrës për shkeljen e masave anti-covid Foto ilustruese

DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë nën pranga dhe po heton një 52-vjeçar, pronar i një lokali në qytetin bregdetar i cili ka shkelur në mënyrë të përsëritur masat anti-covid,  duke organizuar dasma në ambientet e aktivitetit të tij.

Mësohet se 52-vjeçari S.P., është ndëshkuar  dy herë me gjobë nga 1.000.000 lekë, gjithashtu i ishte pezulluar aktiviteti për 6 muaj, e mesa duket sërish nuk është bindur që masat anti-covid duhen  zbatuar duke organizuar dasma.

Gjatë kontrollit të policisë, edhe pse aktiviteti i tij ishte i pezulluar, ai është gjetur duke organizuar sërish ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkeli në mënyrë të përsëritur protokollet e sigurisë duke organizuar dasëm, si dhe  kundërshtoi urdhrin e policisë, arrestohet në flagrancë pronari i një lokali. 52-vjecari ishte ndëshkuar 2 herë nga shërbimet e Policisë Durrës më masë administrative dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por gjatë kontrollit u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.P., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas si pronar i një subjekti në lagjen nr.15, Durrës, i cili ishte ndëshkuar 2 herë me  masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe  me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.  Policia Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në vendin tonë shifrat e të infektuarve me COVID-19 vijojnë të jetë të larta, ku deri më sot numërohen 9967 të sëmurë ndërsa  janë regjistruar 306 viktima 6 prej prej tyre u shënuan një ditë më parë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment