Aktualitet

U gjetën të vdekur në mes të autostradës, njëri pa rroba, tjetri pa kokë/ Trupat e pajetë të 2 të rinjve të aksidentuar në Spanjë mbërrijnë në Shqipëri

Dy viktimat janë identifikuar si Xhuliano Kora, 24 vjeç dhe Morim.T., 28 vjeç, të dy nga Fushë Kruja. 
Featured image of article: U gjetën të vdekur në mes të autostradës, njëri pa rroba, tjetri pa kokë/ Trupat e pajetë të 2 të rinjve të aksidentuar në Spanjë mbërrijnë në Shqipëri

TIRANË– Trupat e dy të rinjve nga Fushë Kruja, të cilët u gjetën të vdekur më 19 mars të këtij viti në Spanjë kanë mbërritur sot në Shqipëri. Dy viktimat janë identifikuar si , 24 vjeç dhe Morim.T., 28 vjeç, të dy nga Fushë Kruja. 

Të rinjtë shqiptarë u gjetën në mes të autostradës, njëri pa rrobat, ndërsa tjetri ka kokë. Dyshimet e para në lidhje me këtë ngjarje janë që “aksidenti” i tyre mund të jetë i lidhur me krimin e organizuar megjithatë hetimet vijojnë nga autoritetet spanjolle. 

Si ndodhi aksidenti sipas medias spanjolle:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Spanjë, ku viktima janë një shqiptar dhe një rumun, ndërkohë që një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur. Aksidenti ndodhi në dalje të Los Narejos në drejtim të Kartagjenës, në komunën e Los Alcázares. Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është se dy trupat e viktimave ishin pa rroba, kështu që përveç sqarimit nëse ata vdiqën si rezultat i përplasjes, ata tani po përpiqen të gjejnë shkakun e disa gjymtimeve që ata paraqesin, raportojnë mediat spanjolle.  

Viktimat janë të moshës 24 vjeçare dhe të dy trupat kanë shenjta të qarta të gjymtimit. Thuhet se njëra nga makinat po udhëtonte drejt Kartagjenës kur u përplas me automjetin tjetër dhe përplasja ishte aq e fortë se dy makinat u zhvendosën disa metra nga vendi ku ndodhi goditja. Trupat e dëmtuar rëndë u gjendën jashtë automjetit në kohën e aksidentit. Një nga hipotezat kryesore të hetuesve është se njëra nga automjetet pësoi një defekt në mes të rrugës dhe dy personat brenda saj dolën dhe makina tjetër i përplasën ata. Sidoqoftë, hetuesit nuk përjashtojnë ndonjë hipotezë tjetër, pasi viktimat ishin të zhveshur.

(k.m,/dosja.al)

Shto Koment