Showbiz

U gjet pa jetë në një pyll, Vildane Zeneli humb njeriun e afërt: U trishtova shumë, ke bërë çdo gjë për mua

Modelja tregoi se ishte vetëm 14 vjeçe kur e takoi për herë të parë dhe ai luajti një rol të madh në ngjitjen e saj në karrierë.
Featured image of article: U gjet pa jetë në një pyll, Vildane Zeneli humb njeriun e afërt: U trishtova shumë, ke bërë çdo gjë për mua Vildane Zeneli

SHBA– Modelja shqiptare, Vildane Zeneli ka humbur një njeri të rëndësishëm në jetën e saj. Bëhet fjalë për fotografin e njohur Peter Beard, i cili u gjet pa jetë në një pyll. 

Shqiptarja shkruan se ishte trishtuar shumë nga lajmi, pasi sipas saj ishte Peter ai që i ndryshoi jetën dhe e futi në botën e modelingut. Modelja tregoi se ishte vetëm 14 vjeçe kur e takoi për herë të parë dhe ai luajti një rol të madh në ngjitjen e saj në karrierë. Madje Vildania ka postuar edhe foton që ai i ka bërë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç.

Më trishtoi shumë. U prehsh në paqe Peter. Ky njeri nisi karrierën time dhe e dërgoi në një tjetër nivel. E takova kur isha vetëm 14 vjeç dhe jeta ime ndryshoi pasi pozova për të. Gjithmonë do t’i jem mirënjohëse dhe do vlerësoj gjithçka që ti Peter ke bërë për mua. Ti ndryshove jetën tim, karrierën time dhe më bëre të besoj se unë mund të bëja gjithçka. Të dua përgjithmonë dhe gjithmonë,”- shkruan ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

82-vjeçari Beard ishte zhdukur prej 10 ditësh, kur pas kërkimeve të shumta nga Policia u gjet pa jetë në një pyll pranë zonës ku ai jetonte.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment