Rajoni

U gjet i lidhur dhe i zhveshur në mal/ Detajet BOMBË për 28 vjeçarin shqiptar që alarmoi vendin, policia: Jetmir Rudi inskenoi rrëmbimin e tij, mjekët nuk panë shenja dhune 

Së fundmi, Policia e Gjakovës ka konfirmuar për Gazetën Ekspress se gjithë ngjarja ka qenë e inskenuar dhe se i riu as nuk është rrëmbyer, as nuk është mbajtur peng dhe as nuk është dhunuar. Sipas Gjykatës ka qenë vetë Rupi i cili ka pranuar inskenimin e ngjarjes. 
Featured image of article: U gjet i lidhur dhe i zhveshur në mal/ Detajet BOMBË për 28 vjeçarin shqiptar që alarmoi vendin, policia: Jetmir Rudi inskenoi rrëmbimin e tij, mjekët nuk panë shenja dhune  Jetmir Rudi

KOSOVË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zhdukjen e 28-vjeçarit shqiptar nga Malisheva Jetmir Rudi.

“U mbajt peng, u rrëmbye, u rrah, u gjet pa shenja jete pas 25 orësh” këto ishin lajmet që publikuan mediat vendase, por lajmi i tij bëri bujë edhe tek mediat tona. Por e vërteta është krejt ndryshe.

Së fundmi, Policia e Gjakovës ka konfirmuar për Gazetën Ekspress se gjithë ngjarja ka qenë e inskenuar dhe se i riu as nuk është rrëmbyer, as nuk është mbajtur peng dhe as nuk është dhunuar. Sipas Gjykatës ka qenë vetë Rupi i cili ka pranuar inskenimin e ngjarjes.

Gjykata ka thënë se Rupi ishte zhveshur, kishte lidhur veten me një shirit ngjitës, por jo  duart, të cilat i kishte vendosur pas shpinës, e kishte lënë telefonin në një vend dhe e kishte lëshuar të incizojë, ku më pas kishte nxjerrë fotografi për t’i shpërndarë në rrjete sociale, të cilat i kishte paraqitur si prova për rrëmbim nga dikush. Rrobat e telefonin për të cilat kishte deklaruar se ia kanë marrë personat që e kanë rrëmbyer, i kishte fshehur diku në mal.

“Rasti rikualifikohet si ”Deklarim i rrejshëm”. Pas një pune intensive të njësiteve të hetuesisë dhe i gjetur para provave që posedon policia, i dyshuari ka pranuar se ka inskenuar rastin e rrëmbimit. I njëjti ka treguar edhe vendin ku ka fshehur telefonin dhe provat tjera, prandaj mbështetur në këto rrethana, me urdhër të prokurorit të shtetit rasti rikualifikohet si ”deklarim i rrejshëm”. Veprimet tjera si pjesë e procedurës do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent”, ka deklaruar nga policia.

SI NDODHI NGJARJA

Kishte dalë nga shtëpia e tij në fshatin Rud të Malishevës, mbrëmjen e së shtunës. I shqetësuar, familjarëve ju kishte thënë se po shkon te lumi, por që nga aty nuk u kthye më. Familjarët kërkuan ndihmën e qytetarëve për ta gjetur 28-vjeçarin Jetmir Rudi. Gjatë së dielës, Policia pati dyshime se Jetmiri është rrëmbyer. Ai u gjet mbrëmjen e së dielës, i lidhur e i zhveshur, në mal në afërsi të shtëpisë. Por, krejt këtë ngjarje, po dyshohet se e ka inskenuar vetë.

Mëngjesin e së dielës, u përhap lajmi se Jetmir Rudin nga fshati Rud i Malishevës është zhdukur. Familja e tij e kishte lajmëruar rastin në Polici, si dhe kishte kërkuar nga qytetarët të lajmërojnë në një numër telefoni të cilin e kishin vënë në dispozicion.

Gjatë ditës, në Instagramin e Jetmirit u publikua një fotografi ku ai shihej i lidhur e i zhveshur në një mal. Madje, mbi fotografi ishte shkruar një mesazh që ngjallte dyshimet se atë e ka rrëmbyer dikush.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas kërkimeve që u bënë gjatë së dielës, në mbrëmje Jetmiri u gjet i lidhur e i zhveshur, njëjtë si në fotografinë që u publikua. Ai u dërgua në Spitalin e Malishevës për trajtim mjekësor, pasi gjendja e tij emocionale nuk ishte e mirë. Jetmiri kishte deklaruar se është goditur në kokë nga dikush.

Por, këto pretendime të tij i hedh poshtë raporti i mjekut, ku thuhet se nuk vërehen shenja të dhunës në fytyrën apo trupin e Jetmirit. Po të njëjtën gjë ka deklaruar edhe mjeku kujdestar në Spitalin e Malishevës, Afrim Krasniqi.

“Parametrat i ka vitale. Ka qenë pak i shqetësuar, por nuk ka pasur shenja të dhunës”, ka deklaruar Krasniqi.

Nga Malisheva, Jetmiri ishte dërguar në Prishtinë për trajtim të mëtejmë mjekësor, por edhe nga aty u lirua. Ndërkohë, Prokurori Ali Uka, ka deklaruar se dyshimet e deritanishme janë se rasti është i inskenuar dhe nuk ka të bëjë me rrëmbim.

“Ka postuar fotografi në rrjete sociale, e ka postuar edhe një shirit me të cilin është gjetur i mbështjellë, por e ka larguar fotografinë”, ka deklaruar Uka.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka treguar se si ka rrjedhur e tërë ngjarja.

“Rreth orës 09:00 të datës 22.11.2020 familjarët kanë raportuar rastin person i zhdukur ku sipas tyre viktima një ditë më parë, rreth orës 17:00 ishte larguar nga shtëpia dhe që atëherë nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rreth orës 14:00 policia në Malishevë ka marrë një informatë se dyshohet viktima mund të jetë rrëmbyer nga persona të panjohur”, ka deklaruar Graishta.

Ai ka thënë se pas ekzaminimeve të nevojshme, viktima është liruar për në shtëpi, ndërkohë që policia po vazhdon ta hetojë rastin. Ndërkohë, burime të Gazetës Express kanë deklaruar se mesditën e së dielës (rreth orës 12:00) e kanë takuar Jetmirin në rrugë dhe e kanë përshëndetur.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment