Bota

U fsheh që prej Luftës së Dytë Botërore, zbulohen 28 ton ar nazist me vlerë 1 miliard dollarë në Poloni (Ditari që u tregoi rrugën)

Në këtë ditar jepen detaje për njëmbëdhjetë vendndodhjet ku gjërat e vlefshme mendohet se gjenden, përfshirë artin, artefaktet fetare dhe depozitat bankare nga Gjermania, Polonia, Franca, Belgjika dhe Rusia.
Featured image of article: U fsheh që prej Luftës së Dytë Botërore, zbulohen 28 ton ar nazist me vlerë 1 miliard dollarë në Poloni (Ditari që u tregoi rrugën) Pallati ne Poloni

POLONI– Njëzetetetë ton ar që kap vlerën e 1 miliard dollarëve si dhe sendet e tjera thuhet janë gjetur në një pallat të shekullit të  XVI në Poloni. Mendohet se ari dhe sendet e tjera me vlerë janë fshehur në këtë vend që prej Luftës së Dytë Botërore pranë pallatit Hochberg në Roztoka, afër qytetit të Wroclaw.

Sipas mediave të huaja mësohet se gjetja e arit është arritur përmes një ditari lufte, që mendohet të jetë shkruar 75 vite më parë nga një oficer Egon Ollenhauer, ku ky i fundit përshkruan operacionin për të fshehur thesarin e kontrolluar nga kreu i forcave ushtarake, Heinrich Himmler në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Harta e qytetit ku u gjet ari.

Më tej në këtë ditar jepen detaje për njëmbëdhjetë vendndodhjet ku gjërat e vlefshme mendohet se gjenden, përfshirë artin, artefaktet fetare dhe depozitat bankare nga Gjermania, Polonia, Franca, Belgjika dhe Rusia.

Në mars të vitit të kaluar u bë publik edhe ekzistenca e këtij ditari të kohës së luftës, kur fondacioni “Silesian Bridge” njoftoi se e kishte marrë ditarin nga disa partnerë në Gjermani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Fondacioni ‘Silesian Bridge’ pretendon se i është dhënë ditari nga një shtëpi e masonëve në Gjermani që e mbajti atë për dekada me rradhë përfundimit të luftës.

Ndërkohë Roman Furmaniak i është në krye të këtij fondacioni, zbuloi vendndodhjen në Roztoka të një nga njëmbëdhjetë vendet e fshehura që tregohen në ditar. Gjithashtu ai shtoi se mes dokumenteve që ka marrë nga grupi Quedlinburg është dhe një hartë.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment