Rajoni

U fotografua teksa përdhunonte kosovaren në sy të familjes, ky është një nga serbët (Foto)

Personi që shikoni në foto dyshohet se është një nga serbët të cilët janë fotografuar teksa përdhunojnë të renë kosovare në prani të familjes, gjatë luftës në Kosovë.
Featured image of article: U fotografua teksa përdhunonte kosovaren në sy të familjes, ky është një nga serbët (Foto) Serbi Dejan Stankoviç dhe fotoja e përdhunimit
Përditësuar:

KOSOVË– Personi që shikoni në foto është Dejan Stankovicc. Ai dyshohet se është një nga serbët të cilët janë fotografuar teksa përdhunojnë të renë kosovare, në prani të familjes gjatë luftës në Kosovë.

Akti kriminal mund të jetë kryer në zonën e komunës së Rahovecit, dhe gruaja që shfaqet në foto teksa dhunohet nga tre serbë është gjallë.

Ditën e sotme, teksa Kuvendi i Kosovës mabjti seancën plenare për votimin e rezolutës për genocidin serb, deputetja Flora Brovina ka paraqitur para mediave një dëshmi tronditëse.

Deputetja e PDK-së ka treguar një foto ku shihet se si ushtarët serbë përdhunojnë një femër në Kosovë, ndërsa sipas saj ky akt është kryer në sy të familjarëve.

Brovina ka treguar se fotografia është marrë nga aparati i humbur i një ushtari serb.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “U fotografua teksa përdhunonte kosovaren në sy të familjes, ky është një nga serbët (Foto)

  1. po qe se eshte akoma ne kosove kjo monster,me vjen keq por ju nuk keni me gjak shqiptari

Shto Koment