Rajoni

U fotografua me këmbët lart në makinën zyrtare, Haradinaj shkarkon zv.ministrin, Maxhuni: Për arsye shëndetësore (FOTO)

Ramush Haradinaj shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë Shukri Maxhuni. Ky veprim ka ardhur pas foto së publikuar me këmbët lart në makinën zyrtare. Vetë Maxhuni është shprehur se ky veprim është bërë për arsye shëndetësore.
Featured image of article: U fotografua me këmbët lart në makinën zyrtare, Haradinaj shkarkon zv.ministrin, Maxhuni: Për arsye shëndetësore (FOTO) Kryeministri Ramush Haradinaj dhe makina zyrtare, në të cilën ndodhej zëvendësministri
Përditësuar:

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë Shukri Maxhuni. “Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Përse erdhi ky shkarkim?

Dy ditë më parë, Maxhuni gjatë një udhëtimi me makinë zyrtare, është fotografuar teksa mbante këmbët lart në xhamin e përparmë të makinës. Në lidhje me këtë shkarkim ka folur edhe vetë Maxhuni, i cili është shprehur se ka probleme shëndetësore me këmbën dhe ka pasur nevojën t’a shtrijë atë për pak minuta.  “Pas një dite të lodhshme në fakultet ka jam kthyer, ndoshta siç e kanë shpreh ata nuk është keqpërdorur. S’ka të bëj me ndonjë fodullëk a keqpërdorim po për shkaqe shëndetësore, se e dinë të gjithë që kam probleme me këmbën më është dashtë me shtri  ka qenë një moment 15 minuta… dhe e ka kap dikush”, është shprehur ai.

Ky veprim nga ana e zv/ministrit ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte i pari, i cili i kërkoi kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkonte atë nga posti për sjellje të pahijshme.

(j.v/ a.m./dosja.al)

  • 10:09

    Foto me këmbët lart, flet zv/ministri në Kosovë pas shkarkimit

    Makina zyrtare, në të cilën ndodhej zëvendësministri

    Pas kryeministri Ramush Haradinaj e shkarkoi nga posti i zv/ ministrit të Bujqësisë, ka reaguar Shukri Maxhuni. Për televizionin T7, ai është shprehur se nuk e ka keqpërdorur veturën e tij zyrtare.

    “Pas një dite të lodhshme në fakultet ka jam kthyer, ndoshta siç e kanë shpreh ata nuk është keqpërdorur. S’ka të bëj me ndonjë fodollak a keqpërdorim po për shkaqe shëndetësore  se e dinë të gjithë që kam probleme me këmbën më është dashtë me shtri  ka qenë një moment 15 minuta… dhe e ka kap dikush”, është shprehur.

Shto Koment