Politike

U kap duke bërë pazar në Itali, Myslim Murrizi: Ju thafshin duart fotografes dixhitale

Murrizi thotë se nuk është si ata që lëvizin me tutorë nga pas dhe se ka të drejtën e tij që të udhëtojë kudo ku ka dëshirë.
Featured image of article: U kap duke bërë pazar në Itali, Myslim Murrizi: Ju thafshin duart fotografes dixhitale Deputeti Myslim Murrizi duke bërë shopping në Itali

TIRANË- Një ditë pasi u publikua një foto e deputetit Myslim Murrizi duke bërë pazar në Itali, vetë deputeti i përjashtuar nga radhët e Partisë Demokratike, ka reaguar duke sqaruar të gjithë publikun.

Murrizi thotë se nuk është si ata që lëvizin me tutorë nga pas dhe se ka të drejtën e tij që të udhëtojë kudo ku ka dëshirë.

“Unë udhëtoj shpesh me makinë por jo me audi 003 dhe me mall ngarkuar, por me familjen time e për kokerr te qejfit edhe para vitit 2010 kam udhëtuar sepse nuk më ka hequr vizën asnjë ambasadë ftoj çdo fotografe- refugjatë dixhit- hale të ma kapë foton tjetër pak më drejt dhe pak më ngadalë, qe të me kenaqë edhe mua, jo vetëm veten e saj.”-thotë Murrizi.

REAGIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje në Serravale me shokun tim më të mirë Arber Murrizin ju thafshin duart fotografes dixhit-hale, që e ka nxjerrë Arberin me kurriz me bluzë të bardhë veshur mua nuk ma paska kapur keq, por e ftoj që të më shkruajë në inbox që t’i bëjë pagesen e fotos.
Ngaqë e kam frikë avionin dhe nuk jam nga ata që bredhin me tutorë nga pas si qen lidhur pas zinxhirit.

Unë udhëtoj shpesh me makinë por jo me audi 003 dhe me mall ngarkuar, por me familjen time e për kokerr te qejfit edhe para vitit 2010 kam udhëtuar sepse nuk më ka hequr vizën asnjë ambasadë ftoj çdo fotografe- refugjatë dixhit- hale të ma kapë foton tjetër pak më drejt dhe pak më ngadalë, qe të me kenaqë edhe mua, jo vetëm veten e saj.

Deputeti Myslim Murrizi, është një nga deputetët e përjashtuar nga Partia Demokratike. Ai refuzoi t’i bashkohej qëndrimit të opozitës për djegien e mandateve. PD menjëherë vendosi përjashtimin e tij. Opozita vendosi djegien e mandateve më 22 shkurt dhe nisjen e një vale protestash një kulmoi me protestën e ditës së sotme, ku pas 4 orëve marshim, protesta u mbyll me paralajmërimin e Bashës për nisjen e protestave në rrethe. (Lexo ketu)

(f.g/dosja.al)

Shto Koment