Politike

U emërua si këshilltar i Ruçit, Knut Fleckenstein: Mezi pres të bashkëpunoj me aktorët politikë, i lumtur që po punoni për anëtarësimin në BE

Knut Fleckenstein është emëruar si këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Ai shprehet se mezi pret të bashkëpunojë me aktorët politikë shqiptarë.
Featured image of article: U emërua si këshilltar i Ruçit, Knut Fleckenstein: Mezi pres të bashkëpunoj me aktorët politikë, i lumtur që po punoni për anëtarësimin në BE Knut Fleckenstein

Tiranë- Ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein ka reaguar për emërimin si këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.  Në një postim në Twitter Fleckenstein shprehet se mezi pret të bashkëpunojë me Ruçin dhe aktorët e tjerë politikë në vend.

“I lumtur që të punojmë drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit kryetarit të Parlamentit për besimin e tij. Mezi pres bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë.”, shprehet ai në një postim në Twitter.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mëngjesin  e sotëm Dosja.al raportoi se Knut Fleckenstein, ish-eurodeputeti është emëruar këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për çështjet e integrimit.  Knut Fleckenstein është një politikan i njihur gjerman, anëtar i Partisë Social Demokratike, në Gjermani. Ai ka qenë edhe deputetet në Parlamentin Europian dhe deri në vitin 2019, në të cilën ka raportuar edhe për Shqipërinë.  Ai është akuzuar një vit më parë  nga ish-kryeministri Sali Berisha, se është i lidhur me rusët.

J.V/Dosja.al

Shto Koment