Aktualitet

U ekzekutuan në prag të shtëpisë/ Kuajt e vëllezërve Bilali mbeten pa përkujdesje, enden lulishteve të Shkodrës

Kuajt e Astrit Bilalit kanë mbetur pa asnjë përkujdesje. Ata janë filmuar duke qëndruar në lulishten e qytetit.
Featured image of article: U ekzekutuan në prag të shtëpisë/ Kuajt e vëllezërve Bilali mbeten pa përkujdesje, enden lulishteve të Shkodrës Astrit Bilali dhe kali i tij

SHKODËR– Kuajt e Astrit Bilalit të vrarë para disa javësh në derën e shtëpisë bashkë me të vëllain enden rrugëve të qytetit të Shkodrës. (Lexo këtu)

Ditën e sotme ata janë filmuar duke qëndruar në lulishten e qytetit. Me vrasjen e vëllezërve Bilali dhe me arrestimin e Astmerit, kuajt kanë mbetur pa asnjë përkujdesje.

Vëllezërit Bilali kanë qenë të shquar për sportin e hipizmit. Ibrahim Bilali është shpallur 14 herë kampion i Shqipërisë në vitet 1981- 1994, ndërsa i vëllai- Astriti, është shpallur 12 herë kampion në vitet 1983-1994.

Dy vëllezrit Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan me breshëri automatiku në pragun e portës së tyre. Astriti është babai i Asmer Bilalit, boksierit të arrestuar si pjesë e grupi “Bajri”. Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen dhe luftën mes bandave në Shkodër. Edhe pas tre javësh nuk ka asnjë autor të dyshuar.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment