Bota

U ekzekutua në mënyrë makabre, ja mësuesi i historisë që u ther në Francë

FOTO
Sipas mediave franceze personi që i preu kokën, nuk e njihte mësuesin dhe u kërkoi nxënësve që ta indetifikonin.
Featured image of article: U ekzekutua në mënyrë makabre, ja mësuesi i historisë që u ther në Francë Samuel Paty

FRANCË- Samuel Paty është mësuesi i historisë që u ther në mënyrë makabre pasditen e djeshme në Francë. Sipas mediave franceze personi që i preu kokën, nuk e njihte mësuesin dhe u kërkoi nxënësve që ta identifikonin.

Më vonë agresori postoi disa foto të viktimës së vdekur në rrjetet sociale. Sipas autoriteteve, arsyeja e vrasjes është pasi mësuesi 47-vjeç u kishte treguar studentëve disa karikatura të Profetit Muhamed.

Ndërsa para se të ekzekutohej, agresori qëlloi me një pistoletë në drejtim të policisë. Ky sulm mendohet se është bërë në grup dhe për këtë numri i të dyshuarve që janë arrestuar ka shkuar në 10.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Homazhet per Samuel Paty

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 17:00 me orën lokale pranë një shkolle në veriperëndim të Parisit .

(I.A/dosja.al)

Shto Koment