Aktualitet

U ekzekutua brenda shtëpisë së tij/ Kush është Adriatik Tresa, shqiptari 45-vjeçar i përfshirë në vrasjen e gazetarit ekuadorian. E shkuara e tij kriminale 

Në maj 2013, Adriatik Tresa u arrestua në një shtëpi në Samborondón së bashku me të huaj të tjerë si pjesë e hetimit për vdekjen e gazetarit Fausto Valdiviezo
Featured image of article: U ekzekutua brenda shtëpisë së tij/ Kush është Adriatik Tresa, shqiptari 45-vjeçar i përfshirë në vrasjen e gazetarit ekuadorian. E shkuara e tij kriminale  Adriatik Tresa

EKUADOR–  Adriatik Tresa, 45 vjeç, shqiptar që është ekzekutuar mëngjesin e ditës së djeshme ka pasur një të kaluar kriminale.  Sipas Prokurorisë vendase në ekzekutimin e tij  morën pjesë 7 persona: dy shoferë, dy që qëndruan në kabinën e rojeve dhe tre që hynë në shtëpi dhe ekzekutuan shqiptarin, i cili ishte martuar me një grua ekuadoriane dhe mbante një ID kombëtare.

Po kush është Adriatik Tresa? 

Në maj 2013, Adriatik Tresa u arrestua në një shtëpi në Samborondón së bashku me të huaj të tjerë si pjesë e hetimit për vdekjen e gazetarit Fausto Valdiviezo. Vrasja e Fausto Valdiviezo Moscoso, ndodhi më 11 Prill në La Atarazana (në veri të Guayaquil) dhe sipas mediave të huaja pjesë e krimit ishte banda anti-shoqërore të përfshirë në veprimtari të paligjshme të tilla, trafik njerëzish, pastrim parash dhe trafik droge.

Vrasja e gazetarit të njohur, Fausto Valdiviezo  ngriti pyetje nga anëtarët e familjes të cilët kërkuan nga autoritetet të nisin hetimin dhe të zbulojnë se kush është autori i vërtetë i ngjarjes.

Adriatik Tresa

Asokohe pas hetimeve në pranga ranë Maribel Cordova Montero, Juan Carlos Ruiz Leon, Luis Alberto Procel Alarcon dhe Jose Enrique Roca Ladines  si dhe shqiptarët Adriatik  Tresa,  Dimitar Ivanov Petrov, nga Bullgaria; dhe Nikolaos Grcgianakopulos. Po ashrtu policia ofroi  50,000 dollarë për informacion në lidhje me Ingrid Soraya Leon Bermudez dhe Juan Carlos Marín Londoño, si autorë të dyshuar në vrasje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu mediat bëjnë me dije se ai pasi kishte dalë nga burgu për mungesë provash për vrasjen e gazetarit ra sërish në prangat e policisë në vitin 2017, ku kësaj radhe akuzohej për posedim dhe mbajtje armësh. Ai u dënua për 13 muaj burg.

Tresa mesa duket ka pasur një të shkuar kriminale, por megjithatë nuk dihet se kush ishte personi që e ekzekutoi.

Adriatik Tresa, 45 vjeç, është ekzekuztuar ditën e djeshme në rrugën León Febres-Cordero, në Daule të Ekuadorit. Ngjarja ndodhi në orën 05:00 të mëngjesit, kur disa burra që u paraqitën si policë, hynë në kompleksin e banimit të Treskës.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment