Bota

U dyshua se mund të ishte me Covid-19, Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali rezulton negativ në testin e koronavirusit

Në bazë të mediave të huaja, mësohet se Borrelli ka rezultuar negativ ndaj analizës së koronavirusit.
Featured image of article: U dyshua se mund të ishte me Covid-19, Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali rezulton negativ në testin e koronavirusit Angelo Borrelli

ITALI– Ditën e djeshme Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali Angelo Borrelli, u dyshua se ishte i prekur nga koronavirusi duke qenë se kishte shumë temperaturë, por sipas mediave të huaja sot mësohet se Borrelli ka rezultuar negativ ndaj analizës së koronavirusit.

Ndërkohë Italia po përjeton situatën më të vështirë që mund të ketë parë dekadat e fundit , për shkak të përhapjes masive të COVID-19.

Kujtojmë se ditën e djeshme Mbrojtja Civile lajmëroi se konferenca e përditshme për shtyp mbi urgjencën e koronavirusit që zhvillohej çdo ditë në orën 18:00 u pezullua, pas njoftimit se Borreli dyshohej se ishte me koronavirus.

Nga buletini i ditës së djeshme u raportua se kanë humbur jetën 7503 persona dhe janë infektuar rreth 60 mijë të tjerë, e ndërkohë janë shëruar 9.362 të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: Lastampa

A.C/Dosja.al 

Shto Koment