Showbiz

U drogua dhe përdhunua për 4 javë rresht nga burri misterioz, këngëtarja britanike rrëfen tmerrin: Më dërgoi në një shtet të huaj dhe…

Duffy ka dhënë jo vetëm detaje tmerruese të sulmit dhe robërisë së saj, por një përshkrim të gjallë të ndikimit të thellë psikologjik të dhunimit dhe rrëmbimit, frikës, fshehjes dhe vështirësive në rindërtimin e marrëdhënieve.
Featured image of article: U drogua dhe përdhunua për 4 javë rresht nga burri misterioz, këngëtarja britanike rrëfen tmerrin: Më dërgoi në një shtet të huaj dhe… Këngëtarja britanike, Duffy.

MBRETËRI E BASHKUAR– Këngëtarja e famshme britanike, Duffy ka rrëfyer një ndër episodet më të errët të jetës së saj, ndërsa është rrëmbyer, dhunuar dhe droguar për katër javë rresht, në një vend të humbur.

Duffy ka treguar se është hera e parë që jep detaje nga përvoja e tmerrshme, dhe se përdhunimi ishte si një vrasje për të.

Përdhunimi është si vrasje e gjallë, ju jeni e gjallë, por ndiheni e vdekur. Gjithçka që mund të them është se u desh një kohë jashtëzakonisht shumë e gjatë, ndonjëherë më dukej sikur s’do mbaronte, për të mbledhura copëzat e coptuara tek unë.”-  ka shkruar ajo.

Këngëtarja ndër të tjera ka përmendur se nuk shkoi në polici për këtë ngjarje, pasi nuk ndjehej e sigurt.

“Nuk u ndjeva e sigurt për të shkuar në polici. Ndjeja se nëse ndonjë gjë do shkonte keq do isha e vdekur. Ai do më kishte vrarë. Nuk mund të rrezikoja që të gjitha lajmet të flisnin për atë që më ndodhi mua,”- ka shtuar Duffy.

Rrëfimi i saj plot detaje i shkruar në profilin e saj në Instagram, ka shokuar fansat në mbarë botën, të këngëtares.

“Ishte ditëlindja ime, u drogova në një restorant, u drogova për katër javë dhe më pas u dërgova në një shtet të huaj. Nuk mbaj mend të kem hipur në aeroplan por isha futur në pjesën e pasme të një automjeti. Më futi në një dhomë hoteli dhe më përdhunoi. Nuk e di se si kisha forcë t’i duroja ato ditë, ndjeva praninë e diçkaje që më ndihmoi të qëndroja gjallë,”–ka shkruar më tej këngëtarja, duke dhënë detajet rrënqethëse rreth abuzimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duffy ka dhënë jo vetëm detaje tmerruese të sulmit dhe robërisë së saj, por një përshkrim të gjallë të ndikimit të thellë psikologjik të dhunimit dhe rrëmbimit, frikës, fshehjes dhe vështirësive në rindërtimin e marrëdhënieve.

“Nuk pashë asnjë njeri për disa javë dhe mbeta vetëm. Duke u fshehur dhe duke mos folur po lejoja që përdhunimi të më bënte shoqëri.”- ka rrëfyer Duffy për periudhën pasi u abuzua, nga njeriu misterioz.

Madje, ndër të tjera, këngëtarja ka treguar se kjo traumë e ka çuar të tentojë në vetëvrasje.

Burimi: BBC

R.L/Dosja.al

Shto Koment