Politike

U dorëhoq ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar, zbardhet e-maili i ish-këshilltares bashkiake, shpërthimi në rrjet: Mjaft me përbindësha!

Nëpërmjet një e-maili, përmbajtjen e të cili e shikoni më poshtë, Mezini shkruan se dorëheqjen e saj ka dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj dhe se arsyet nuk ka ndër mend t’i bëjë publike.
Featured image of article: U dorëhoq ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar, zbardhet e-maili i ish-këshilltares bashkiake, shpërthimi në rrjet: Mjaft me përbindësha! Genta Mezini
Përditësuar:

TIRANË– Genta Mezini, një prej anëtareve të Këshillit Bashkiak të Tiranës ka dhënë dorëheqjen më datë 17 maj, ditën kur u shemb edhe Teatri Kombëtar.

Nëpërmjet një e-maili, përmbajtjen e të cili e shikoni më poshtë, Mezini shkruan se dorëheqjen e saj ka dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj dhe se arsyet nuk ka ndër mend t’i bëjë publike.

Emaili i plote 

“Që të dielën, më datë 17 maj, i kam paraqitur kryebashkiakut Veliaj dorëheqjen time. Arsyet janë shumë personale, nuk kam ndër mend t’i bëj publike dhe nuk i jap llogari askujt,”- shkruan ajo në e-mail.

Ndërkohë në një status në Facebook, Mezini shkruan se është koha që të mos pyeten më përbindëshat dhe që brezat e rinj të edukohen me ruajtjen e kulturës, duke dashur të nënkuptojë se shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, mund të ketë qenë një prej arsyeve të dorëheqjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Statusi i Gentës

Teatri Kombëtar u shemb në datën 17 maj. Pas një vendimi të Këshillit Bashkiak, IKMT dhe policia nisën një aksion të shpejtë dhe shkatërruan godinën. Aktivistët që ishin brenda në godinë janë nxjerrë me forcë dhe shumë prej tyre u dhunuan.

Qytetarët dhe opozita kanë nisur protestat dhe deri më tani kanë organizuar dy të tilla, ndërkohë që maxhoranca shprehet e bindur që teatri i ri do jetë më i mirë se ai që ishte. Gjithashtu Aleanca ka dorëzuar edhe padi në SPAK për të vijuar hetimet, ndërsa çështja i është ngarkuar prokurorit Ervin Kondili. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment