
GREQI- Ultrasit e qipirotë janë hakmarrë ndaj atyre të Gjilanit. ‘Skifterat’ kanë djegur flamurin grek para ndeshjes me qipriotët dhe kjo normalisht i tërboi ata.
Klubi dardan ka kritikuar ultrasit e tyre, ndërkohë që edhe në Greqi pati reagime për incidentin e ndodhur në Prishtinë.
Hakmarrja nuk ka vonuar, pasi në Qipro një ditë më parë ka zbarkuar Ylli i Kuq (Crvena Zvezda) dhe ultrasit e APOEL e kanë pritur ekipin serb me thirrjet “Kosova është Serbi”. Crvena Zvezda luan sot pasdite, prej orës 17:00, kundër Omonia Nicosia.
Dihet gjithashtu që tifozët e APOEL janë të djathtë dhe kanë marrëdhënie të mira me Yllin e Kuq dhe serbët. Në një moment, ata parandaluan transferimin e një futbollisti shqiptar në klubin e tyre sepse ai ishte fotografuar me flamurin e Kosovës gjatë përgatitjeve të kaluara të Yllit të Kuq në Qipro.
Burimi: Telegraf.rs
A.C/Dosja.al