Aktualitet

DOKUMENTI/ U dogj në KPA, Gjykata Kushtetuese refuzon padinë e Besnik Canit ndaj Luan Dacit

Gjykata Kushtetuse ka rrëzuar padinë e Besnik Canit, ndaj gjyqtarit të pezulluar të KPA, Luan Daci.
Featured image of article: DOKUMENTI/ U dogj në KPA, Gjykata Kushtetuese refuzon padinë e Besnik Canit ndaj Luan Dacit Besnik Cani, Gjykata Kushtetuese dhe dokumenti

TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka refuzuar shqyrtimin e padisë së ish-anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, i cili u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ku pjesë e trupës së gjykimit ishte edhe gjyqtari i pezulluar, Luan Daci. Pas shkarkimit, Cani paditi në Gjykatën Kushtetuese, Luan Dacin dhe Artan Hajdarin, me pretendimin se ishin emëruar në kundërshtim të Kushtetuës.

Gjykata e Posaçme ndërkohë, la në fuqi të dielën pezullimin nga detyra të Dacit, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Daci u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare.

SPAK vertëtoi se Daci ka bërë deklarim të rremë përsa i përket shkarkimit të tij në vitin 1997 nga sistemi i drejtësisë për paaftësi, duke thënë se është vetëdorëhequr, kur është pyetur në komisionin ad-hoc.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lexo të plotë dokumentin këtu

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment