Aktualitet

U diagnostikua me COVID-19 në Tiranë, ukrainasja nuk pyet për virusin, shkon për të festuar ditëlindjen në Sarandë, por përfundon në spital

Mësohet se gruaja pasi u diagnostikua me COVID-10 udhëtoi drejt Sarandës. Pasi mbërriti në qytetin e Sarandës gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe menjëherë ajo  transferua drejt spitalit infektiv në Tiranë.
Featured image of article: U diagnostikua me COVID-19 në Tiranë, ukrainasja nuk pyet për virusin, shkon për të festuar ditëlindjen në Sarandë, por përfundon në spital Foto ilustruese

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga shtetësja urkanisase që rezultoi e infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shtetasja e huaj u diagnostikuar me covid-19 në Tiranë dhe po qëndronte në karantinë. Por, kjo e fundit shkeli rregullat e karantinës dhe udhëtoi drejt Sarandës së bashku me bashkëjetuesin e saj shqiptar për të festuar ditëlindjen. Pasi mbërriti në qytetin e Sarandës gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe menjëherë ajo  transferua drejt spitalit infektiv në Tiranë. Tashmë ajo po merr mjekim në këtë spital.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve. MSH deklaroi sot se janë të prekur 1099 persona me COVID-19 dhe janë shënuar 33 viktima. Ndërkohë janë shëruar 851.  Sot kanë rezultuar të infektuar 23 persona. Harta është zgjeruar me  12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje. 57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment