Aktualitet

U dhunua gjatë arrestimit, shqiptari denoncon karabinierët: Nuk donin të më jepnin ujë, më thanë duhet të vuash

Një 37-vjeçar shqiptar ka denoncuar karabinierët që e arrestuan, për dhunë dhe kërcënim. Karabinierët në Piacenza janë denoncuar edhe më herët nga një italian dhe tashmë disa prej tyre janë arrestuar.
Featured image of article: U dhunua gjatë arrestimit, shqiptari denoncon karabinierët: Nuk donin të më jepnin ujë, më thanë duhet të vuash Foto ilustruese

ITALI-Një 37-vjeçar shqiptar i arrestuar për drogë në Itali ka akuzuar policinë italiane për dhunë. Avokati i shqiptarit, Antonio Rossi, ka bërë publike akuzat e klientit të tij.

Klienti im është goditur, prndërit e tij të moshuar janë kërcënuar dhe të gjitha rrethanat e arrestit janë të sajuara”, u shpreh avokati.

Avokati i cili ka bërë denoncimin, shprehet se klienti i tij është dhunuar fizikisht dhe është kërcënuar nga karabinierët e kazermës së Levante në Piacenza. Shqiptari u arrestua më 3 prill nga karabinierët e Piacenza-s, pasi iu gjet në shtëpi 1 kg e  400 gr marijuanë. Ai tregon mënyrën skandalazoze sesi e ka trajtuar policia.

Më kanë trajtuar keq, nuk donin të më jepnin ujë e as pak sheqer. Duhet të vuash më tha njëri prej tyre”, rrëfen shqiptari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Karabinierët e Piacenzas janë denoncuar edhe më parë për dhunë nga një shtetas italian. Ky i fundit tregon sesi e morën me shqelma për rreth 1 orë. Më pas gjykata vendosi të lërë në burg karabinierët që morën pjesë në arrestimin e tij.

Marrë nga Fanpage.it

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment