Showbiz

“U dhemb shumë të gjithëve, e trishtë”, e veshur me të zeza, Rudina Magjistari flet pas shembjes së Teatrit Kombëtar

Të gjithë po flasin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Të shumtë kanë qënë personat publikë që kanë dalë kundër kësaj që ndodhi e të tjerë thjesht e kanë pranuar si fakt qetësisht. Ishte Rudina Magjistari ajo e cila foli për herë të parë për shembjen e Teatrit.
Featured image of article: “U dhemb shumë të gjithëve, e trishtë”, e veshur me të zeza, Rudina Magjistari flet pas shembjes së Teatrit Kombëtar

Tirane– Moderatorja Rudina Magjistari nisi ditën e sotme emisionin e saj me një fjalim për prishjen e Teatrit. Ndryshe nga herët e tjera, Magjistari zgjodhi që të fliste këtë rradhë për këtë vendim që është marrë nga qeveria e vendit.

Rudina është shprehur se pamjet e mëngjesit të ditës së djeshme ishin të trishta dhe se të gjithë janë pozicionuar pro ose kundër këtij vendimi.

Do ta nisim programin e sotëm pikërisht me ngjarjen e djeshme, me lajmin me të cilin u zgjuan të gjithë shqiptarët në mëngjes, pikërisht atë të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Sigurisht që ishin pamje të trishta, i dhembën shumë të gjithëve, besoj unë pa përjashtim, kujtdo që në këtë periudhë ka marrë një anë dhe është pozicionuar ‘pro’, apo ‘kundër’ shembjes së Teatrit Kombëtar, të lidhur shpirtërisht, nostalgji e fortë na lidh sigurisht me atë godinë dhe me atë teatër, ku kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm shumë e shumë artistë, artistët më të mëdhenj të skenës sonë. Është i shembur tashmë. Dhe aty është planifikuar siç dihet dhe siç janë shfaqur edhe pamjet e këtyre ditëve, një projekt i ri, një teatër i ri, modern, shumë më i madh“- është shprehur Rudina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe pse Rudina nuk e dha një përgjigje direkte se nëse ishte pro apo kundër shembjes së Teatrit, fjalimi i saj dhe fjalët që i kushtoi këtij monumenti ishin dukshëm të një personi që nuk do donte shembjen e tij.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment