
TIRANË– Mjeku i njohur neurolog Drini Dobi është nisur me urgjencë dy ditë më parë drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij pas infektimit me COVID-19 është rënduar.
Dy ditë më parë pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai u nis drejt Italisë, ku edhe vijon luftën për jetën, në gjendje të rënde shëndetësore.
Ndërkohë që edhe miqtë e kolegët kanë nisur nga puna për të ndihmuar mjekun e njohur. Në rrjet nga personazhe të njohur për publikun është përhapur një llogari bankarë në emrin e bashkëshortes së mjekut, për të bërë bashkë një shumë që të mbulojë shpenzimet e qëndrimit në spitalin italian dhe mbulimin e plotë të kurës së tij.
Personazhe të njohura kanë bërë dhurimin e tyre, duke ftuar ndjekësit e tyre që t’i bashkohen nismës për të ndihmuar mjekun.
(k.m/dosja.al)