Politike

U dënuan për mos përmbushje të kuotës së numërimit, KAS heq dënimin për 7 KZAZ

Në një postim në Facebook, KQZ shkruan se dënimi është hequr në KZAZ-të:nr.66 në Berat, nr.38 në Tiranë, nr.2 në Shkodër, nr.20 dhe 21 në Durrës.
Featured image of article: U dënuan për mos përmbushje të kuotës së numërimit, KAS heq dënimin për 7 KZAZ Mbledhja e KQZ-se

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hequr dënimin që u ka vendosur 7 KZAZ-ve për mos përmbushje të quotës së votave të numëruara në zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Facebook, KQZ shkruan se dënimi është hequr në KZAZ-të:nr.66 në Berat, nr.38 në Tiranë, nr.2 në Shkodër, nr.20 dhe 21 në Durrës. Ndërkohë që më parë është hequr edhe dënimi edhe i KZAZ-ve nr.35 në Tiranë dhe nr.22 në Durrës.

Postimet e plota:

𝐊𝐀𝐒 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐢 𝐡𝐞𝐪𝐣𝐞𝐧 𝐬𝐚𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐧𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐞𝐤𝐫𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝟓 𝐊𝐙𝐀𝐙-𝐯𝐞. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesat ankimore nr. 27, nr. 28, nr. 29, nr. 30 dhe nr. 31 të depozituara në KQZ nga anëtarët e KZAZ-ve nr. 66, nr. 38, nr. 2, nr. 20 dhe nr. 21 me objekt “Kundërshtimin e vendimeve nr. 306, nr. 318, nr. 313, nr. 307 dhe nr. 308, datë 26.04.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e kërkesës dhe heqjen e sanksionit administrativ ndaj anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-së nr. 66, nr. 38, nr. 2, nr. 20 dhe nr. 21.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

𝐊𝐀𝐒 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐢 𝐡𝐞𝐪𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐬𝐚𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐧𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐞𝐤𝐫𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐊𝐙𝐀𝐙-𝐬𝐞̈ 𝐧𝐫. 𝟑𝟓 𝐪𝐚𝐫𝐤𝐮 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐙𝐀𝐙-𝐬𝐞̈ 𝐧𝐫. 𝟐𝟐, 𝐐𝐚𝐫𝐤𝐮 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 25 dhe nr. 26 të anëtarëve dhe të sekretarëve të KZAZ-së nr. 35, Qarku Tiranë dhe nr. 22, qarku Durrës me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 309, datë 26.04.2021 dhe nr. 316, datë 26.04.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e kërkesës dhe heqjen e sanksionit administrativ ndaj anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-së nr. 35 dhe KZAZ-së nr. 22.

Në datë 26 prill KQZ dënoi me 300 mijë lekë, 18 KZAZ, që nuk kishin numëruar të paktën 50% të kutive të votave.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment