
TIRANË– Arbër Çekaj i cili u dënua me me 14 vite burg, pas konvertimit të dënimit me 21 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar që ishte pranuar më herët prej tij, do të dalë sërish para togave të zeza. Pronari i konteinerit me banane, ku edhe u gjet sasia e kokainës, Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku do të dalin nesër para Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Tre të pandehurit që u dënuan me 33.6 vite burg në total në Shkallë të Parë, do të dalin në orën 9:30 para Gjykatës për të kërkuar edhe njëherë lirinë e tyre. Ndërkohë që për kokainën e gjetur SPAK vijon ende hetimet.
Ndërkohë që në seancën maratonë prej 9 orësh më 15 shtator, Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt. Po ashtu u dënuan edhe dy bashkëpunëtorët e tij Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, të cilët po ashtu kanë apeluar vendimin.
(k.m/dosja.al)