Aktualitet

U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e studentes greke/ I riu shqiptar sërish para gjykatës, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare

Aleksandër Lucasërish para gjykatës, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare. Prokuroria ka nisur hetimet për këtë denoncim.
Featured image of article: U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e studentes greke/ I riu shqiptar sërish para gjykatës, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare

Greqi- Aleksandër Luca, një nga vrasësit e studentes greke,  Eleni Topaloudi, i cili u dënua me burg të përjetshëm, do të dalë sërish para gjykatës, këtë herë për një tjetër akuzë. Mediet greke raportojnë se 21-vjeçari shqiptar akuzohet se  dhunuar një vajzë me aftësi të kuifizuara, disa ditë pasi kreu krimin e rëndë.

Babai i vajzës me aftësi të kufizuara foli në një emision televiziv në “Mega” ku përshkroi gjendjen e rëndë që po kalon 20-vjeçarja.   “Ajo që dëshirojmë është që të ndëshkohet për atë që i bënë asaj. Të ndëshkohet rëndë. Ajo ka më shumë frikë për jetën e saj. Ajo kujton ato momentet e tmerrshme.”, tha babai i 20-vjeçares.
Si ndodhi ngjarja? 

Më 1 dhjetor të 2018, 21-vjeçari shqiptar dhe një tjetër 23-vjeçar  thuhet se kanë bindur vajzën e re për një udhëtim në një plazh. Më pas, e kanë detyruar atë me forcë të kryejë akte të turpshme, përpara se ta përdhunon. Procesi gjyqësor do të fillojë të hënën.

Vrasja e Eleni Topaloudi

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, njëri grek dhe tjetri shqiptar. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det. Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte.

Burimi: www.dimokratiki.gr

J.V/Dosja.al

Shto Koment