SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
KOSOVË – Gjykata e Apelit në Kosovë ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm për Naser Pajazitajn për vrasjen e kushërirës, dhe rasti është kthyer për rigjykim.
Përmes një deklarate për media, Gjykata e Apelit ka njoftuar se është anuluar aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Ferizajt, për dënimin me burgim të përjetshëm të tij. Shkak për këtë kanë dhënë aprovimin e kërkesës nga Pjazitaj se ishin shkelur dispozita penale.
“Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të të akuzuarit N.P. dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, duhet që të anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, PKR.nr.9/20 i datës 7 korrik 2021, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij vendimi, Naser Pajazitaj do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim, deri në marrjen e një vendimi tjetër nga gjykata e shkallës së parë.
“Me aprovimin e ankesës së përbashkët të mbrojtësve të akuzuarit N.P., por, edhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi i Gjykatës Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Ferizaj, PKR.nr.9/20 datë 07.07.2021, anulohet dhe çështja i kthehet të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe vendim. Të akuzuarit N.P., i vazhdohet paraburgimi deri në marrjen e vendimit tjetër nga gjykata e shkallës së parë”, bëhet e ditur në vendimun e Gjykatës së Apelit.
Më 27 maj të këtij viti, Naser Pajazitaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt. Ai akuzohet se më 09.11.2015, në bjeshkët e Strellcit Komuna e Deçanit, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë” ka qëlluam me dashje dhe ka vrarë Donjeta Pajazitajn, kushërirën e tij për motive banale.
(m.k/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KOSOVË – Vendet e QUINT, Shtetet e BashkuaraFranca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shprehur shqetësimin e tyrepër mos zbatimin në pl...
KINË – Pjesë nga dokumente të pabotuara më parë që lidhin drejtpërdrejt goditjen e Kinës ndaj myslimanëve ujgurë dhe pakicave të tjera në provincën X...
MBRETËRI E BASHKUAR – Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca thanë se aktualisht nuk ka asnjë provë se virusi mund t’i shpëtojë vaksinës së t...
SHBA – Shefi ekzekutiv i firmws amerikan të ilaçeve Moderna ka parashikuar se vaksinat ekzistuese do të jenë më pak efektive kundër Omicron sesa ku...
KOSOVË – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar Bashkim Jasharin si komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).Në një komunikatë...
SHBA – Studiuesit nw Universitetin Northwestern kanë shpikur një kamerë të re me rezolucion të lartë që mund të jetë në gjendje “të shohë të paduksh...
KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 8 raste të reja të të infektuarve me koronav...
SHBA – Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken tha ditën e sotme se çdo agresion rus në Ukrainë do të shkaktonte pa...
TURQI – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, në lagjen Şahinbey në Gaziantep ku babai ka qëlluar disa herë më forcë foshnjën, i cili ishte vetëm tre m...
GREQI- Greqi ka ndërmarrë masa të reja kundër koronavirusit për Krishlindjet. Mediat e huaja shkruajnë se qeveria do të ofrojë vetë teste pa pagesë në dispozici...