Aktualitet

U dëmtua gjatë tërmetit/ Shembet pallati i VIP-ave në Durrës, polici nuk lejon qytetarin të afrohet: Ku shkon? Qenke kafshë ti

VIDEO
Shembet me shpërthim të kontrolluar një pallat 6 katësh në Durrës, i njohur ndryshe si pallati i vipa-ve. Ky i fundit u dëmtua nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit të kaluar.
Featured image of article: U dëmtua gjatë tërmetit/ Shembet pallati i VIP-ave në Durrës, polici nuk lejon qytetarin të afrohet: Ku shkon? Qenke kafshë ti Objekti që u shemb
Përditësuar:

Durrës- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur mesditën e sotme me shpërthim të kontrolluar, pallatin 6-katësh në Durrës, të njohur ndryshe si pallati i VIP-ave. IKMT-ja njoftoi se për shembjen e këtij pallati, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, u nevojitën 2.5 kg  kilogramë lëndë eksplozive c4.

Pamjet marrë nga Panorama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë momentit të shembjes, tregtarët që kanë pranë këtij pallati bizneset e tyre debatuan me policinë. Sapo u shemb pallati, ata tentuan të kalonin shirin e rrethimit të zonës për të parë nëse ishin dëmtuar bizneset e tyre, por nuk u lejuan nga Policia.  Në një moment një qytetar kalon shiritin, por ndolohet nga Policia.  “O zotëri, ku shkon, qenke kafshë ti”, shprehet polici ndaj qytetarit.

Ndërkohë, problem janë ineretet, të cilat ndodhen në zonat e dëmtuara nga tërmeti. Dosja.al denoncoi dje  mosheqjen e inerteve nga zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Edhe pse kanë kaluar mbi 6 muaj që prej tërmetit tragjik të 26-nëntorit, shteti ende nuk ka zgjidhur çështjen e inerteve nga banesat dhe pallatet e shembura në këto zona. Rama ka premtuar disa herë se inertet do hiqen duke futur dhe ushtrinë në punë, por nuk është dhënë asgjë informacion se ku do shkojnë këto mbetje.

J.V/Dosja.al

  • 13:39

    “Bobo si m’u bë kjo shpia”/ Shembet pallati i VIP-ave në Durrës, policët ndalojnë qytetarët të shihin dëmet në shtëoi e biznese: Zotni…qenke kafshë ti…

    Momenti i shembjes

    Ditën e sotme është shembur një nga pallatet që ka pësuar dëme nga tërmeti i 26-nëntorit në Durrës. Bëhet fjalë për pallatin gjashtë katësh që njihet ndryshe edhe si pallati i VIP-ave në qytetin bregdetar, pasi aty kanë jetuar ish-drejtues të institucioneve kryesore si dhe këngëtarja Parashqevi Simaku. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Panorama, zhurma e shpërthimit ka bërë që të tremben të gjithë banorët e zonës, dhe të duan të shikojnë nëse bizneset apo shtëpitë që kanë në zonën përreth, kanë pësuar dëme. Vrapimi i qytetarëve është ndalur nga policët, të cilët i kanë ndaluar dhe u kanë kërkuar që të qëndrojnë jashtë zonës së rrethuar.

Shto Koment