Sport

U dëmtua gjatë pushimeve të verës, Jurgen Klopp tregon detaje për lëndimin e Shaqirit

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp konfirmoi dëmtimin e Xherdan Shaqirit. Shaqiri ka pësuar një dëmtim në sfidën e Zvicrës kundër Anglisë më 9 qershor.
Featured image of article: U dëmtua gjatë pushimeve të verës, Jurgen Klopp tregon detaje për lëndimin e Shaqirit Jurgen Klopp dhe Xherdan Shaqiri

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka konfirmuar faktin që Xherdan Shaqiri ka munguar në stërvitje për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës.

“Shaqiri është ende i lënduar prej ndeshjeve me ekipin kombëtar dhe do ta qetësohet për pak kohë për t’u rikthyer sërish me ne. Ai ka një ënjtje në pulpën e këmbës, kështu që nuk do të jetë i përfshirë për një kohë”, shtoi ai.

Mesfushori shqiptar u rikthye në Angli mëngjesin e ditën së djeshme pas pushimeve të verës për t’u stërvitur sërish me Kampionët e Europës.

Sapo u rikthye në gjendjen fizike të Shaqirit u vu re një dëmtim, të cilin e kishte marrë gjatë sfidës me Zvicrën kundër Anglisë më 9 qershor.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment