AktualitetSport

U dekorua pak muaj më parë nga Meta, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare trajneri i atletikës Vildan Tufi

Vildan Tufi ka lindur në Shkodër më 14 prill 1945 dhe jetën e tij ia ka përkushtuar atletikës. Nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë por tre prej tyre në veçanti spikasin, ngaqë janë nderuar edhe me titullin e lartë.
Featured image of article: U dekorua pak muaj më parë nga Meta, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare trajneri i atletikës Vildan Tufi Vildan Tufa dhe Ilir Meta
Përditësuar:

SHKODER–  Trajneri i mirenjohur i Vllaznise Vildan Tufi nuk ka arritur te fitoje betejën me sëmundjen qe e kishte pushtuar këto muajt e fundit. Ai ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 74 vjeçare në spitalin e Shkodrës.

Familja Tufi ka njoftuar ndarjen nga jeta te tij.

Vildan Tufi ka lindur në Shkodër më 14 prill 1945 dhe jetën e tij ia ka përkushtuar atletikës. Nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë por tre prej tyre në veçanti spikasin, ngaqë janë nderuar edhe me titullin e lartë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Profesor Tufi ka stërvitur Vera Bregun, një sportiste e cila ka vendosur rekorde që ende nuk janë thyer në garën e kërcimit së gjati me 6.53 metra dhe në trehapësh me 13.51 metra. Pjesmarrëse në Lojërat Olimpike në Lojërat Olimpike në vitin 1996 në Atlanta të SHBA-së. Po ashtu, dy herë kampione Ballkani dhe fituese e shumë e shumë medaljeve në gara ndërkombëtare.

Pas saj ka stërvitur edhe Arbana Xhani, 20 vite kampione absolute në garat e shpejtësisë, 100 dhe 200 metra si dhe stafetë. Edhe ajo fituese e disa medaljeve në arenën ndërkombëtare.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment