Bota

U deklarua se ishin 95% efektive/ Efektet anësore të vaksinave Moderna dhe Pfizer sipas vullnetarëve

Zonja Haller ishte personi i parë që u vaksinua me Moderna, si pjesë e provës së parë njerëzore të një vaksine për të parandaluar virusin.
Featured image of article: U deklarua se ishin 95% efektive/ Efektet anësore të vaksinave Moderna dhe Pfizer sipas vullnetarëve Foto ilustruese

SHBA– Këtë muaj, ndër lajmët më shpresëdhënëse për virusin COVID-19, ishte kur kompanitë gjigande farmaceitike Moderna dhe Pfizer njoftuan se kandidatët e tyre të vaksinës  kishin treguar 95 për qind efektivitet.

Personat në SHBA, të cilët u vaksinuan me dy nga vaksinat kryesore në luftën kundër virusit kanë folur për efektet anësore pas vaksinimit të tyrë në mënyrë të vullnetshme. Jennifer Haller, e cila u injektua në 16 mars me vaksinën eksperimentale të Moderna në Seattle, tha se ajo kishte vetëm efekte anësore të lehta.

Unë mora dy doza të vaksinës në katër javë diferencë”, ka deklaruar ajo.

Sa herë që merrja një dozë,  kisha dhimbje, por të nesërmen nuk kisha asnjë efekt tjetër anësor”.

Zonja Haller ishte personi i parë që u vaksinua me Moderna, si pjesë e provës së parë njerëzore të një vaksine për të parandaluar virusin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu, Daniel Horoëitz nga Kalifornia, i cili mori pjesë në provën e vaksinës për COVID-19 të Pfizer në shtator, përshkroi simptoma të ngjashme me gripin.

Sidoqoftë, ai deklaroi se pas marrjes së dozave përkatëse, efektet anësore që kishte ishin të lehta.

Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore ka deklaruar se efektet anësore më të zakonshme ishin një shenjë nga organizmi ynë që po fillon të krijojë anti-trupat e nevojshëm kundër një sëmundjeje.

Burimi: The Independent

(kle.mu/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment