Rajoni

“U dëgjua një shpërthim i vogël”, rrufeja godet avionin e Daçiç, piloti bën ulje emergjente në Slloveni

rrufeja shkaktoi shumë panik, por nuk pati pasoja të rënda në këtë incident, pasi piloti bëri një ulje në aeroportin më të afërt në Slloveni.
Featured image of article: “U dëgjua një shpërthim i vogël”, rrufeja godet avionin e Daçiç, piloti bën ulje emergjente në Slloveni Avioni dhe Ivica Daçiç

SERBI- Avioni në të cilin po udhëtonte Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic, u godit nga një rrufe gjatë fluturimit për në Slloveni.

Siç thuhet, rrufeja shkaktoi shumë panik, por nuk pati pasoja të rënda në këtë incident, pasi piloti bëri një ulje në aeroportin më të afërt në Slloveni.

Pas kësaj, Daçiç ka vazhduar në rrugën e Bledit, ku merr pjesë në Forumin Strategjik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

U dëgjua një shpërthim i vogël, u pa një ndezje. Por askush nuk mund të bënte asgjë për ne”, citohet të ketë thënë Daçiç.

Mediet serbe kujtojnë gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që ministri i jashtëm serb ka përjetuar një siklet të tillë, pasi në fund të majit, i njëjti aeroplan në të cilin ndodhej Daçiç ishte përballur me probleme në qiellin mbi Greqi dhe duhej të bënte një ulje emergjente në Athinë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment