Kulture

U çel sot Panairi i Librit “Tirana 2019”, aktivitetet që do të zhvillohen për 5 ditë në Pallatin e Kongreseve

Panairi i Librit, i cili zhvillohet çdo vit, do të zgjasë 5 ditë dhe do të jenë 100 ekspozues, ndër të cilët, botuesit, institucione kulturore e përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, ku do të mund të njohin lexuesin me prurjet e fundit të librit.
Featured image of article: U çel sot Panairi i Librit “Tirana 2019”, aktivitetet që do të zhvillohen për 5 ditë në Pallatin e Kongreseve Foto ilustruese

TIRANË- Panairi i 22-të i Librit ngriti sot siparin në ambientet e Pallatit të Kongreseve këtë mëngjes.

Ky aktivitet kulturor, i cili zhvillohet çdo vit, do të zgjasë 5 ditë dhe do të jenë 100 ekspozues, ndër të cilët, botuesit, institucione kulturore e përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, ku do të mund të njohin lexuesin me prurjet e fundit të librit.

Si gjithmonë në këtë panair nuk do të mungojnë as përfaqësuesit e huaj, të cilët jetojnë në Shqipëri

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Organizator i këtij Panairi, njëherazi dhe Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, bëri me dije se krahas 80 promovimeve, gjatë këtij panairi do të ketë edhe shumë aktivitete që kanë të bëjnë me botimin, përkthimin, si dhe njohjen e kulturës ballkanike e europiane në Shqipëri.

(a.m/dosjaa.al)

Shto Koment