Bota

U bllokuan që në mars/ Rinisin fluturimet nga Rusia në Turqi pas masave të COVID-19

Mëngjesin e kësaj të shtune u realizua fluturimi i parë nga Moska për në Stamboll, pasi pasagjerët, shumica shtetas rusë, arritën me 'Turkish Airlines' në kryeqytetin turk.
Featured image of article: U bllokuan që në mars/ Rinisin fluturimet nga Rusia në Turqi pas masave të COVID-19 Foto ilustruese

TURQI– Koronavirusi ka bërë që shumë shtete të mbyllin kujfijtë me qëllim frenimin e përhapjes së rasteve të reja me Covid-19.

Ndërkohë ditën e sotme është bërë me dije se nga sot kanë rinisur fluturimet nga Rusia për në Turqi, pasi më herët ishin pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mëngjesin e kësaj të shtune u realizua fluturimi i parë nga Moska për në Stamboll, pasi pasagjerët, shumica shtetas rusë, arritën me ‘Turkish Airlines’ në kryeqytetin turk.

Disa nga pasagjerët për destinacion kishin qytetin e Antalyas për të bërë pushimet e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një vit më parë Turqia renditej e para në listën e vendeve më të vizituara nga turistët rusë, pasi vendin e vizituan afro 7 milionë shtetas të Rusisë.

Kujtojmë se fluturimet mes Turqisë dhe Rusisë u pezulluan në mars për shkak të koronavirusit.

Burimi: AA

A.C/Dosja.al

Shto Koment