Aktualitet

U betua tek noterja, Arta Vorpsi bën lëvizjen e papritur, kërkesë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Mësohet se Vorpsi i është drejtuar sot me një kërkesë anëtarëve në detyrë për në Gjykatën Kushtetuese. Përmes kësaj kërkese, Vorpsi kërkon prej tyre të njohin mandatin e saj si anëtare e gjykatës Kushtetuese, me votë të parlamentit.
Featured image of article: U betua tek noterja, Arta Vorpsi bën lëvizjen e papritur, kërkesë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

TIRANË– Pasi u betua ditën e djeshme tek noterja Miranda Xhemalçe, sot Arta Vorpsi ka ndërmarrë një tjetër hap me qëllim njohjen e mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Mësohet se Vorpsi i është drejtuar sot me një kërkesë anëtarëve në detyrë për në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë i është drejtuar Vitore Tushës, Besnik Mucit, Elsa Toskës, si edhe Fiona Papajorgjit, përmes së cilës Vorpsi kërkon prej tyre të njohin mandatin e saj si anëtare e gjykatës Kushtetuese, me votë të parlamentit.

Arta Vorpsi ka deklaruar se mandatin e kam marrë me ligj.

 I jam drejtuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese dhe drejtueses se saj dhe po pres fillimin edhe administrativisht të marrëdhënieve të punës.”

Ditën e djeshme, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës, ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment