Bota

U bënë disa herë vatër e nxehtë infeksioni/ Gjermania kërkon marrëveshje me shtetet e BE-së për të mbyllur vendpushimet e skive

Kancelarja Angela Merkel i tha parlamentit se po bëheshin përpjekje për të arritur një vendim në të gjithë Evropën.
Featured image of article: U bënë disa herë vatër e nxehtë infeksioni/ Gjermania kërkon marrëveshje me shtetet e BE-së për të mbyllur vendpushimet e skive Foto Ilustruese

GJERMANI– Gjermania po kërkon një marrëveshje me vendet e BE për të mbajtur  vendpushimet e skive të mbyllura,  si një mënyrë për të fenuar pandeminë e koronavirusit.

Kancelarja Angela Merkel i tha parlamentit se po bëheshin përpjekje për të arritur një vendim në të gjithë Evropën.

Italia dhe Franca kanë shprehur mbështetjen për një qasje të koordinuar. Por Austria ka nuk është dakord në lidhje me këtë mendim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa nga pikat e nxehta të koronavirusit ishin në vendpushimet e skive, ku si pasojë më pas u infektuan edhe mijëra njerëz të tjerë.  Kufizimet e rinovuara kanë çuar në një ulje të infeksioneve të reja në disa vende, por ekziston frika se pandemia mund të përkeqësohet gjatë dimrit.

(A.k.dosja.al) 

Shto Koment