Showbiz

U kap në hotel me një bionde, Stresi i dedikon këngë Kejsit, i pranon të gjitha: Ti se di ça kam bo, u bo një kohë që s’jena pa (VD)

Stresi po punon për këngën më të re që publikisht i dedikohet Kejsit.
Featured image of article: U kap në hotel me një bionde, Stresi i dedikon këngë Kejsit, i pranon të gjitha: Ti se di ça kam bo, u bo një kohë që s’jena pa (VD) Stresi dhe Kejsi

TIRANË- Këngëtari i njohur Stresi prej mujsh i ka dhënë fund lidhjes së tij me Kejsin.

Por edhe pse të ndarë Kejsi dhe Stresi  në postimet e tyre në rrjetet sociale gjithmonë kanë thumbuar njëri-tjetrin me mesazhe të kosuara.

Këtë herë ka qenë Stresi ai që ka publikaur një video në Instastory ku mesa duket është në studio nga ku po punon edhe për një tjetër këngë të re menjëherë pas “Two Shoots” që u prit  shumë mirë.

Por kjo këngë e re mesa duket  është një dedikim për Kejsin, pasi ato pak fjalë që dëgjohen në video tregojnë shumë për marrëdhënien delikate mes tyre.

“U bo një kohë që sjena pa, ti nuk e di se ça kam ba, ça kam ba, ça kam ba, amo  zemrën time mbaje.”-është një pjesë e tekstit që Stresi këndon.

Kujtojmë që një vit më parë Stresi u kap në një hotel me një vajzë bionde ku më pas edhe u arrestua  me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të lëndëve narkotike.

A.C/Dosja.al

Shto Koment