Bota

U bë me djalë! Boris Johnson nuk e merr lejen e lindjes, koronavirusi i privon kohë me të birin e porsalindur

I pyetur në mars, kur u bë publike dhe shtatzënia e të fejuarës së tij, nëse do të merrte lejen e lindjese atësisë, kryeministri u përgjigj se më shumë siguri që do të merrte pak kohë pushim.
Featured image of article: U bë me djalë! Boris Johnson nuk e merr lejen e lindjes, koronavirusi i privon kohë me të birin e porsalindur Boris Johnson dhe Carrie Symonds

BRITANI E MADHE- Kryeminstri britanik Boris Johnson ka vendosur ta marrë më vonë lejen e lindjes, për shkak të koronavirusit në vend. Kreu i qeverisë ka vendosur që të qëndrojë në krye të detyrës edhe pse do të dëshironte që të qëndronte pranë djalit të porsalindur dhe të fejuarës së tij, Carrie Symonds.

I pyetur në mars, kur u bë publike dhe shtatzënia e të fejuarës së tij, nëse do të merrte lejen e lindjese atësisë, kryeministri u përgjigj se më shumë siguri që do të merrte pak kohë pushim.

Por pandemia duket se nuk ia ka bërë të mundur një luks të tillë, duke marrë parasysh edhe faktin që vetë Johnson po rikuperohet nga koronavirusi, nga i cili u rikuperua pak kohë më parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi për lindjen e djalit të Johnson u publikua mesditën e sotme nga mediat vendase, të cilat bënin me dije se Symond ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm, por ende nuk është bërë me dije emri i pasardhësit të vogël të kryeministrit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment