Kuriozitete

U bë iu famshëm nga seriali në Netflix, mjeku amerikan jep LAJMIN: Mund të kem gjetur kurën për koronavirusin

Dr.Glanville tha se vaksina e tij jep mbrojtje vetëm për tetë deri në 10 javë, ndryshe nga një vaksinë e vërtetë që e zhduk sëmundjen përgjithmonë.
Featured image of article: U bë iu famshëm nga seriali në Netflix, mjeku amerikan jep LAJMIN: Mund të kem gjetur kurën për koronavirusin Jacob Glanville

KALIFORNI–  Një mjek amerikan pretendon se ka gjetur vaksinën ndaj koronavirusit. Dr Jacob Glanville, një nga mjekët që shfaqet në serialin “Pandemic” të Netflix, pretendon se ka gjetur kurën për të zhdukur koronavirusin.

“Kemi disa antitrupa shumë të fuqishëm që mund të jenë efektiv kundër virusit. Virusi i ri është një kushëri i SARS-it të vjetër. Pra, ajo që ne kemi bërë është që ne kemi krijuar qindra miliona versione të atyre antitrupave, duke i bërë disa ndryshime,”-tha Dr. Glanville.

Por edhe zbulimi i tij ka një defekt. Glanville tha se vaksina e tij jep mbrojtje vetëm për tetë deri në 10 javë, ndryshe nga një vaksinë e vërtetë që e zhduk sëmundjen përgjithmonë. Megjithatë ekipi i tij e ka dërguar vaksinën pranë autoriteteve përkatëse, të cilat duhet të analizojnë gjetjen e tij dhe të fillojnë ta testojnë atë për të parë efektivitetin e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse ilaçi është i sigurtë për t’u përdorur tek njerëzit dhe nuk shkakton asnjë efekt anësor, Glanville tha se ajo mund të fillojë që të injektohet në shtator.

Marrë nga NYPost.com

(k.m/dosja.al)

Shto Koment