Virale

U bë hit në rrjet me fjalimin plot gafa në parlament, deputetja e “Këpëratës” nuk njeh vendet e BE: Shpresoj që Zvicra dhe Norvegjia të futen

Deputetja Majlina Halilaj është kapur mat nga gazetari Ismet Drishti, i cili ka nxjerrë në pah mungesën e theksuar të njohurive të saj. Deputetja e një parlamenti që aspiron të futet në BE, nuk di që Zvicra dhe Norvegjia nuk janë pjesë e unionit.

TIRANË- Deputetja Majlinda Halilaj u bë e njohur për publikun me fjalimin ‘epik’ plot gafa në parlament. Fjalimin deputetja dukej sikur e shihte për herë të parë, pasi la një sërë gafash, teksa nuk shqiptonte në mënyrën e duhur, disa fjalë, ku nga të gjitha spikati “korporata”, që ajo e shqiptonte ‘këpërata’.

Ajo ka lëshuar gafën e radhës së fundmi, teksa u ‘kap mat’ nga gazetari Ismet Drishti, i cili nxorri edhe njëherë në pah, mungesën e njohurive. Halilaj, pjesë e një parlamenti që aspiron të futet në BE, nuk njeh ende vendet e unionit.

Gazetari e pyet Halilajn, se përse Zvicra dhe Norvegjia kërkojnë të dalin nga BE, ndërsa ne duam të futemi. Halilaj përgjigjet se ky është mendimi i tyre dhe nuk mund të gjykojnë këtë pjesë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ajo shtanget kur gazetari i thotë se Zvicra dhe Norvegjia nuk janë në BE, ndërsa deputetja e kalon situatën duke thënë se shpreson që këto vende të futen.

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment