Aktualitet

U bë dëshmitare e krimit, 18-vjeçarja pa me sytë e saj si u ekzekutua i ati me kallashnikov, Xhetan Konesha

Mësohet se 18-jeçarja ishte bashkë me të atin dhe të dy po hipnin në furgon për të ikur drejt qytetit, në momntin që iu pre rruga nga dy vëllezërit Mera, të cilët janë edhe autorët e krimit të rëndë.
Featured image of article: U bë dëshmitare e krimit, 18-vjeçarja pa me sytë e saj si u ekzekutua i ati me kallashnikov, Xhetan Konesha Pamje nga Dibra

DIBËR– Xhetan Konesha, i cili u vra mëngjesin e sotëm me kallashnikov, është ekzekutuar në sy të vajzës së tij adoleshente. Mësohet se 18-jeçarja ishte bashkë me të atin dhe të dy po hipnin në furgon për të ikur drejt qytetit, në momntin që iu pre rruga nga dy vëllezërit Mera, të cilët janë edhe autorët e krimit të rëndë.

Adoleshentja pa me sytë e saj se Muhamet dhe Altin Mera bënë gati kallashnikovin dhe qëlluan drejt babait të saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas Konesha është dërguar në spital, ku dhe ka ndërruar jetë. Për ngjarjen është vënë në pranga Muhamet Mera, ndërsa është shpallur në kërkim, Altin Mera, i cili është arratisur në pyll. Ngjarja ka pasur si pikënisje një sherr për motive pronësie.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment